Mimoza Ahmeti: O ti, shpirt

poema e kafesë nga mimoza ahmeti observerkult

O ti, shpirt, ti lider, ti drejtues fryme!
Për ku po më merr kështu? Ku po më shpie?
Ku po shkojmë të dy bashkë duke kryer?
Ndërkohë ngjitem te ti,
ndërsa ti më ngjit.
Ndërtoj në ty, gdhend me ty- ti lartësisht po më ngre
kundrejt qiejve.
Forma e qyteteve në hapësirë
është e vetmja e kapshme
jotja, o shpirt,
ndoshta edhe këto pak vargje që në nxit nervor
që tani po shkruaj…

Por zemra …
Zemra kërkoi gjithmonë diçka tjetër…
Zemra kërkonte me dashtë, me u dashtë!
Ajo më thërriste për bëma foshnjore,
më lutej për një kafe me të shtrenjtin e zemrës-
por unë s’e kam një,
ajo më thosh për pushime kokëboshe,
zemra më thërret për vepra profane,
për puthjeve të gjata, friksione lëkure

Po kur s’mund t’i kem
shpirtërisht vij te ti, o shpirt, te ti, o mendje,
dhe e di që çdo hap që bëj me ju, është një risk i ri,
në lartësinë e re
të kalvarit të ngjitjes…

Çmimi i shpëtimit prej rutine, hidhërimi e brerje
ndërgjegje
është i përfshirë në çdo vepër arti,
për t’u paguar si Fund…

Por zemra
Zemra më thosh gjithmonë diçka tjetër,
zemra donte kënaqësinë me dashtë.

ObserverKult

————————————————————————

Lexo edhe:

MIMOZA AHMETI VJEN ME EKSPOZITËN ME PUNIME TË BËRA KRYESISHT PËRGJATË PERIUDHËS SË PANDEMISË

“Kateksis” është emri i përzgjedhur nga Mimoza Ahmeti, vjen këtë herë pranë artdashësve me ekspozitën e saj.

“U quajt “Kateksis” kjo ekspozitë me punë të krijuara kryesisht përgjatë periudhës së pandemisë, pasi si qenie njerëzore jemi përherë në proces riformimi të kapaciteteve tona njohëse e krijuese, duke u katetuar në marrëdhenie me tjetrin”, shprehet Ahmeti

Si lektore e shkencave Ekonomike dhe Sociale në Universitetin Mesdhetar të Shqiperisë, autorja përfiton nga rasti i ekspozitës të ftojë të gjithë dashamirësit e arteve si dhe çdo person tjetër të të gjitha grupmoshave të interesuar për edukimin, siç ndodh në botën e qytetëruar, ku përpjekjet për të perfeksionuar njohuritë në fusha të dijes e të shpirtit nuk reshtin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult