Nga sot, nëpër librari do të mund t’i gjeni pesë vëllimet e para të kolanës “SAFO”, të Shtëpisë Botuese “Bard Books”.
Kolana “SAFO” ka për qëllim publikimin dhe promovimin e poeteshave shqiptare, nëpërmjet përzgjedhjes së 50 poezive të secilës prej tyre, duke i dhënë kështu librit, karakterin e një antologjie personale.
Pesë librat e parë të cilat nga sot mund t’i gjeni në shitje janë:
“Dashnisë së nji nate” nga Donika Dabishevci
“Femna s’asht njeri” nga Ledia Dushi
“Mbrojtja e Hekubës” nga Lindita Ahmeti
“Ama ni lak” nga Manjola Brahaj
“Vjeshta është grua“nga Ilire Zajmi.
Kuratore e kësaj kolane është poetja dhe studiuesja Donika Dabishevci./ ObserverKult