Jim Morrison: Gjeni një varr për ushtarin e panjohur…

Nga Jim Morrison

Pritëm që lufta të mbarojë,
E ne të dy u plakëm dhe pak,
Ushtar i panjohur!

Hamë mëngjes, ku lajmet lexojmë,
Televizori fëmijët ushqen,
Një jetë e palindur, gjallë, pajetë,
Plumbi godet në helmet.

Çdo gjë mbaroi për ushtarin,
Gati, armë, shënjo, qëllo…

Gjeni një varr për ushtarin e panjohur,
Strukeni në shpatullën si zgavër,
Çdo gjë mbaroi,
Dhe lufta mbaroi.

*Titulli i origjinalit: “Ushtari i panjohur”

Përktheu: Genci Muçollari

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

“O NATË E KOBSHME! NATË TRI HERË MIZORE”… POEZIA QË SHPREH DËSHPËRIMIN E GJERGJ FISHTËS