Federiko Garcia Lorka: Më lini të qaj në këtë fushë

frederico garsia lorca shoh teatri

Klithma le në erë
një hije qeparisi.

(Lermëni të qaj
në këtë fushë)

Gjithçka u thye në botë.
S’mbeti veçse heshtja.

(Lermeni të qaj
në këtë fushë)

Horizonti pa dritë
u kafshua nga zjarret.

(Ju thashë, pra, më lini të qaj
në këtë fushë.)

Përktheu: Faslli Haliti

*Titulli i origjinalit: “Ankimi”