Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime… poezi nga Fatos Arapi

fatos arapi
Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930 - Tiranë, 11 tetor 2018)

Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime.
Nuk je Safua me zemër të brishtë.
Ngopur me vdekjen e dashurisë
gjer në grykë, jam!

Edhe në gjumin e vdekjes
trembem nga britma ime
për ty.

Mos eja në ëndërr, e paëndërrta ime.
Mos e bëj shakanë e mbrëmshme.
Si ta duroj ditën,
që më sheh me sy ëndrre?

ObserverKult


Lexo edhe:


GERARD GENETTE: KRITIKA DHE POETIKA

Nga Gerard Genette

Në Francë- disa vite më parë – vetëdija letrare po zhytej në një proces involutiv paksa shqetësues: polemika midis historisë letrare dhe “kritikës së re”; debate të errëta, në brendësi të vetë “kritikës së re”, midis një të vjetre dhe një të reje “të re”, e para ekzistencialiste dhe tematike, kurse e dyta me frymë formaliste dhe strukturaliste; shtim jo i shëndetshëm i studimeve dhe hetimeve mbi tendencat, metodat, prespektivat dhe udhët pa krye të kritikës. Nga ndarja në ndarje, nga reduktimi në reduktim, studimet letrare tashmë dukeshin përjetësisht të prirura për ta kthyer gjithnjë e më shumë fokusin nga vetja, dhe për t’u mbyllur në një ringjallje, endje, narciziste, sterile dhe në fund të fundit vetëshkatërruese, duke arritur të përmbushë parashikimin e Valéry-së në 1928: “Ku po shkon kritika? Shpresoj, drejt shkatërrimit të saj.”

    Në një situatë kaq e papëlqyeshme, gjithsesi, mund të jetë thjesht dukje. Çdo lloj reflektimi paksa serioz mbi kritikën, efektivisht, mbart me vete një reflektim mbi vetë letërsinë: qartësisht e dëshmon, për shembull, rrugëtimi i ndjekur nga Prust-i tek Contre Saint-Beuve.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU