Pushkin: T’kam dashtë…

A. Pushkin: inezilda
Alexander Sergeyevich Pushkin

T’kam dashtë, dashnia jeme e vjetër
Nashta kjo dashni hala fle n’zemrën teme.
Po, pse kjo duhet ty me t’shqetësu?
S’du me t’idhnu me këtë gja.

T’kam dashtë n’heshtje, pashpresë
Me plot durim, dhimje e xhelozi
T’kam dashtë sinqerisht …
– Dhasht’ perënia me t’dashtë dikush si unë!

Në shqip: V.K.