Konstandinos Kavafis: Do të doja ta tregoj atë kujtim…

Foto ilustrim

Do të doja ta tregoj atë kujtim…
Po kështu të shuar tashmë…pasi nuk ka mbetur asgjë
sepse larg në vitet e mia të para rinore prehet.

Lëkurë si e bërë prej jaseminit…
Ajo mbrëmje gushti-gusht ishte? Mbrëmja…
Sapo sjell ndër mend sytë, ishin, më duket, mavi…
A, po, mavi, një mavi e zafirtë.

1914

Përktheu: Iliaz Bobaj

*Titulli i origjinalit: Larg