Statuja e Lirisë, dhurata evropiane Tokës së Premtuar

Bëhen 134 vite, kur më 28 tetor 1886, Statuja e Lirisë iu dedikua zyrtarisht qytetit të Nju-Jorkut, gjatë një ceremonie të kryesuar nga Presidenti amerikan, Grover Cleveland, në ishullin Bedloe.

Statuja e Lirisë e projektuar nga skulptori francez Frédéric Auguste Bartholdi dhe i frymëzuar nga profesori francez i drejtësisë Édouard René Lefèbvre de Laboulaye, u quajt fillimisht “Liberty Enlightening the World” (Liria duke ndriçuar botën) dhe ishte menduar si një dhuratë nga Franca në Shtetet e Bashkuara.

Statuja u prodhua në Francë, u paketua dhe u dërgua jashtë shtetit para se të mblidhej në piedestalin e Ishullit Bedloe, zyrtarisht u quajt ishulli “Liberty” në 1956 me vendim të Kongresit.

Statuja është një përfaqësim i lirisë, gjegjësisht të një perëndeshe romake. Madje në të majtë të saj është një pllakë e shkruar me 4 korrik 1776, me numra romakë. Një prangë dhe zinxhir i thyer i qëndrojnë në këmbë, të cilat janë të pozicionuara për të treguar hapin përpara.

Figura gjigante femërore u bë shpejt një ikonë e lirisë dhe e Shteteve të Bashkuara, një roje e heshtur për emigrantët që mbërrinin me anije në ishull.

Është një nga 10 sinonimet e kombit amerikan, së bashku me Monumentin e Uashingtonit, Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesën e Kapitolit të SHBA, ndër të tjera.

Pamja madhështore e statujës, shihet madje edhe 40 kilometra nga deti: bazamenti i ndërtuar nga graniti i Sardenjës dhe skulptura nga bakri, e tëra me lartësi 93 metra. Madhësia e statujës ishte edhe dëshira për të pasur ngjashmëri me kolosin e Rodosit.

Statuja e lirisë ishte dizajnuar nga skulptori francez Frederic Bartholdi; por se koncepti nuk ishte i tij. Idea e bërjes së Statujës se Lirisë ishte propozuar nga një francez tjetër Edward Laboulaye, transmeton ‘konica.al’.

Në Francë, mbi 100.000 veta dhanë kontriburin me para për këtë monument të madh lirie prej bronzi. Në SHBA, me një përpjekje kolosale të manjatit të shtypit Joseph Pulitzer dhe mijërave amerikanëve, që me kontributet e tyre në të holla e ndërtuan piedestalin e granitit, mbi të cilin e vendos statuja.

Në vitin 1884, statuja u përfundua ne Paris dhe në pjesë-pjesë, që u dërguan me anije në Nju Jork, ku edhe u plotësua.

Në shtypin botëror shkruhet “që përkundër asaj që Perandoria Romake nuk është më, Perëndesha e Lirisë ende jeton. Duke i mbijetuar shekujve, Perëndesha romake e Lirisë simbolizonte Lirinë dhe pamja e saj shihej në piktura, skulptura, këngë, tregime, poema dhe kudo”.