Dokumentari historik i vitit 1951: Martesë në Shën Konstandin Shqiptari

Në provincën e Potenzës ngrihet Shën Konstandin Shqiptari (San Costantino Albanese).

Në këtë vend, të themeluar nga shqiptarët që kanë emigruar në Itali, ata ende jetojnë me traditat e lashta gjuhësore, fetare dhe popullore të vendit të tyre të origjinës. Nis kështu, dokumentari i vitit 1951, publikuar së fundmi nga arkivi i filmit në Bolonjë. Një dokumentar që ilustron një nga ritualet më të zakonshme të komunitetit: martesën.

Një baba (me gajde), të cilin e ndihmon djali i tij i vogël, kullot delet. Gratë prashisin, ndërsa një burrë mbjell. Zëri që lexon skenarin, thotë se komuniteti përbëhet nga familje patriarkale që punojnë shumë dhe me ndershmëri, si dhe gëzojnë respekt për të moshuarit. Brenda një shtëpie: bariu kthehet, duke njoftuar se ka dëgjuar për një kërkese të ardhshme, për të fejuar të bijën. Gjyshja godet fëmijën që ka vënë duart në tenxhere. Në tryezë, diskutojnë propozimin e martesës. Në mes të diskutimit të zjarrtë, kujton gjyshin e tij (kujtime) kur ai u martua dhe sipas traditës, solli një trung para derës së shtëpisë së vajzës, duke ngulur sëpatën dhe duke pritur për babain e saj që të marrë vendimin, si shenjë pranimi, transmeton ‘konica.al’.

Edhe tani, pretendenti sjell trungun para derës: propozimi pranohet.

Martesa festohet sipas riteve ortodokse bizantine. Ndërsa ceremonia lë kishën, zëri në sfond tregon sesi dhëndri ka pritur gjashtë vjet, para se të martohej. Fillojnë vallet tradicionale, me zhurmën e gajdeve.

Në fund, vajzat përshëndesin me shami në duar nusen, e cila, shkon bashkë me dhëndrin mbi një gomar, për të kujtuar zakonin e lashtë të rrëmbimit.