Bajram Mjeku: Qan lulja për lulen

tefta tashko stani

Nga Bajram Mjeku

Zëri më i ëmbël i muzikës shqiptare Tefta Tashko Koço, u shua kur i kishte vetëm 37 vjet, por zëri i saj në zemrën dhe shijen e shqiptarëve mbeti i përjetshëm edhe sot mbas 76 vjetësh.

Duke ia dedikuar këtë postim fare simbolik sopranos së madhe shqiptare, me njërën nga këngët më emblematike të saj me titull: “Qan lulja për lulen”, do të bartja mesazhin për shumë të rinj shqiptarë që merren me artin muzikor.

Të krijosh vepra të mira, do të thotë të investosh me përkushtim, të kesh tekst të fuqishëm dhe kompozim të ëmbël për vesh, që lë gjurmë në hapësirë e kohë.

Muzika shqiptare e cilitdo zhanër, sot është në krizën më të madhe të saj dhe krijuesit e rinj mund të kenë model jo vetëm Teftën e madhe, por edhe shumë breza tjerë pararendës. 

Tefta Tashko Koço dhe zëri i saj brilant të kujtojnë xhevahirin e xhevahiri për aq sa bëhet më i vjetër, po aq i rritet vlera dhe shkëlqimi.

Këngëtarja Tefta Tashko, duke pozuar në një studio të Tiranës në vitin 1936.

ObserverKult  


shiu poetry by bajraam mjeku observerkult

Lexo edhe:

BAJRAM MJEKU: KLANET KULTURORE

Që nga fillimi i viteve tetëdhjetë, veçanërisht në zhanrin e letërsisë, derisa kjo e fundit në vend që të çlirohej veçse zhytej në llumin socrealist, kishte tendencë promovuese nga klane të ndryshme kulturore, të cilat më saktë edhe u vetëlavdëruan, edhe u promovuan në media, por që asnjëherë nuk prekën ndjesitë e lexuesve.

Këto klane kulturore me “selitë” e tyre në Prishtinë, vepruan përmes standardeve të dyfishta: në njërën anë kinse janë duke dëshmuar disidencë karshi pushtetit, derisa në anën tjetër, pikërisht këto klane edhe mirëmbaheshin, edhe ishin në sqetull të pushtetit!

Klanet kulturore, përkundër tendencës për t’i promovuar individët e më së paku letërsinë që krijohej brenda tyre, përfunduan në një qark të mbyllur pa lavdi dhe pa i dhënë frymë e shpirt letërsisë shqiptare në Kosovë.

Duke i mëshuar tendencës për t’u vetpromovuar me çdo çmim, të krijonin ndjesinë e pamjeve perverse të orgjive në mejhanet periferike të kryeqytetit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult