Poezi nga Sharl Bodler
Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërzitur
Si një grua e bukur që mes jastëkësh t’butë
Përkëdhel gjijt butësisht e lehtë, e dremitur,
Ndërsa ledhatimi ëmbël në ëndrra e fut.
Mbi supin –saten të reshmeve të bardheme,
Syri i saj mashtrohet me pamje të rreme
Ajo tretet e tëra në prehrin e zalisë,
Që lulëzojnë , ngjitjen e drejt kaltërisisë.
N’këtë molisje t’ëmbël, ashtu tinës e kot,
Kur ajo ndonjëherë lëshon një pikë lot,
Një poet besnik, që tërë natën s’ka fjetur,
Në dorën e vet na e merr lotin e trishtimit,
Me një shkëlqim ylberi si t’ish prej rrezatimit,
Dhe e shtrëngon në zemër, nga sytë e djellit fshehur.
Përktheu: Mensur Arifi
*Titulli i originalit: “Trishtime të hënës”
—————————————–
LEXO EDHE: SHARL BODLER: AJO ME HISTORINË E SAJ MË BËRI TË JETOJ…
… Ai që vrojton nga jashtë, për të mësuar se ç’ndodh pas një dritareje të hapur, s’arrin të marrë vesh kurrë aq shumë gjëra, se sa ai që arrin të shohë matanë një dritareje të mbyllur. Nuk ka objekt më të thellë, më misterioz, më intrigues, më të errët e më verbues, se sa një dritare e ndriçuar zbehtë nga drita e mekur e qiririt.
Ajo që arrijmë të shohim mes dritës së diellit, është gjithmonë më pak interesante se sa ajo që ndodh pas xhamave të një dritareje. Në atë katror të errët e njëkohësisht të ndritshëm, jeton vete jeta, ëndërron jeta, vuan jeta…
Në një dritare të tillë, nën harkun valë-valë të çatisë, une shoh një grua të varfër, të moshuar, me rrudha, e cila nuk del kurrë jashtë, por rri gjithmonë përkulur mbi diçka. Nga fytyra, veshja, lëvizjet e gjestet e saj, pa ditur pothuajse asgjë tjetër, kam arritur të njoh historinë apo me mire të them legjendën e saj, të cilën më ndodh shpesh t’i a rrëfej vetes duke qarë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU