ObserverKult ua sjell disa thënie për fuqinë e fjalës:
Jepi fuqi fjalës, jo zërit. Është shiu që i rrit lulet dhe jo rrufeja. /Rumi
Sekreti për të qenë i mërzitshëm për të tjerët, është që të thuash gjithçka. /Volteri
Fjalët kanë energjinë dhe fuqinë që të ndihmojnë, të shërojnë, të pengojnë, të lëndojnë, të dëmtojnë, të poshtërojnë, dhe të përulin. /Yehuda Berg
Detyra ime, që po përpiqem ta realizoj është që, përmes fuqisë së fjalës së shkruar, të të bëj të dëgjosh, të të bëj të ndiesh, e mbi të gjitha, të të bëj të shikosh. /Joseph Conrad
Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë e pafundme. /Nënë Tereza
Bëj kujdes me ato që thua. Mund të thuash diçka që lëndon në dhjetë sekonda, por dhjetë vjet më vonë, plagët janë ende aty. /Joel Osteen
Një kockë e thyer mund të shërohet, por plaga që hap një fjalë mund të qëndrojë e hapur përgjithmonë. /Jessamyn Uest
Fjalët e mira vlejnë shumë dhe kushtojnë pak. /George Herbert
Gjithcka që më duhet është një copë letër e bardhë dhe dicka për të shkruar mbi të, dhe pas kësaj, mund ta kthej botën përmbys. /Friedrich Nietzsche
ObserverKult