Qyteti turistik i Gjirokastër ka tashmë një vepër të re arti të skulptorit të njohur Mumtaz Dhrami.
Ajo prezantohet në kuadër të 15 vjetorit të pranimit të trashëgimisë shqiptare të isopolifornisë nga UNESCO, si dhe me rastin e festës kombëtare të pavarësisë.
Basorelievi i skulptorit të popullit dhe nderi i kombit Mumtaz Dhrami është vendosur në murin e memorialit të UNESCO-s në lulishten e bredhave në sheshin e Çerçizit.
Vepra do të jetë edhe pjesë e vizitave nga turistët, të cilët do të njihen me historinë dhe vlerën që përfaqëson ky qytet.