Hapi i parë për të përjashtuar gjërat e padëshiruara nga jeta është kjo: Vendos çfarë do…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Jeta është diçka që të gjithë duhet ta provojnë së paku njëherë . /Henry J

Jeta është një mësim i gjatë mbi nënshtrimin. /James M.Barrie

Jeta është ajo që të ndodh përderisa je i zënë duke bërë plane tjera./John Lennon

Jeta e pakontrolluar s’ia vlen të jetohet./Sokrati

Hapi i parë për të përjashtuar gjërat e padëshiruara nga jeta është kjo: Vendos çfarë do. /Ben Stein

Jeta është vetëm një pasqyrë, dhe atë që sheh aty patjetër ta shohësh njëherë brenda vetes./Wally Amos

Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të qetë: kjo është jeta ideale. /Mark Twain

Jeto sikur do të vdesësh nesër; mëso sikur do të jetosh përgjithmonë. / Mahatma Gandhi

ObserverKult