Gjëmon andej matanë erë e tërbuar,
me ulërimë prej ujku gjakatar.
mallkim, të jetë njeriu i vetmuar,
pranë një oxhaku, me të tillë acar!
Të ishe k’ tu, pranë meje zemra ime,
të të shtrëngoja këtë çast të adhuruar,
me puthje, historira e ledhatime,
do shkonte ora krejt pa e kuptuar!
Do merresha me flokun tënd të butë,
dhe sqetullat me të do të ngacmoja,
në gjoksin tënd do fshihesha me ngut,
me lodra dhe shaka të të tërboja.
Shejtani, Fati, apo ndoshta Zoti,
ndërhyjnë e na mbajnë larg, djalli ta marrë!
thëthij duhan e ndihem kot së koti,
pranë një oxhaku, me të tillë acar!
Shqipëroi: Arqile Garo
ObserverKult
Lexo edhe:
E DI QË S’DO TA SHOHË MË KURRË DJALIN E SAJ…
Nga: Konstandinos P. Kavafis
I egri det një marinar gëlltiti pa mëshirë.-
E mjera nënë, që nuk e di, falet me një dëshirë
tek Shënmëria një qiri ofron me përkushtim
të kthehet shpejt, me erë të mbarë im bir, i shtrenjti im –
dhe syri i saj në horizont vrapon tërë shqetësim.
Por ndërsa lutet e uron me shpresë e adhurim,
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
KHALIL GIBRAN: GRUAJA QË ZEMRA IME KA DASHUR KA IKUR…
Nga: Khalil Gibran
Gruaja që zemra ime ka dashur, dje rrinte në këtë dhomë të vetme dhe shtriqte trupin e saj elegant mbi këtë divan kadifeje, rrufiste një verë të çmuar nga këto servise kristali.
Po kjo tashmë është një ëndërr e së djeshmes sepse gruaja që zemra ime ka dashuruar ia ka mbathur në një vend të largët, në Tokën e Harresës dhe të Zbrazësisë.
Prekja e gishtave të saj është akoma mbi pasqyrë, aroma e frymëmarrjes së saj është ende midis palëve të teshave të mia dhe jehona e zërit të saj të ëmbël akoma dëgjohet në këtë dhomë.
Por gruaja që zemra ime ka dashur ka ikur në një vend të largët të quajtur Lugina e Mërgimit dhe e Harrimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult