(Recension për librin “Shënimet e një Grindaveci” të Shpëtim Selmanit, Qendra Multimedia, Prishtinë, 2015)
Nga Fitim Nuhiu
Libër bashkëkohor, atraktiv, dhe me një rrëfim sa të lehtë e të shpejtë-lexueshëm aq edhe të thellë e filozofik mbi jetën, absurdin, kotësinë, artin, politikën, luftën, lirinë, moralin, qenësinë dhe ekzistencën njerëzore, të shkruarit, seksualitetin, humorin, etj…
Lexuesi vëren qysh në faqet e para se është shkruar pa ndonjë “redakturë moraliste”, e them këtë për shkak të gjuhës dhe stilit që autori lirshëm thotë ato që mendon, të thuash një mendim bruto, e ‘të papërpunuar’.
Rrëfimin e tij e asocon me njerëzit që ka pasur një relatë personale, pra me persona realë duke i bërë si personazhe letrar. Gjithashtu rrëfimit të tij i shoqëron gjithnjë disa librat të tij që i bart me vete, duke cituar thënie të atyre autorëve të huaj dhe duke i interpretuar ato e duke i ndërlidhur me temën e tij që dëshiron ta shtjellon.
Autori ka përdorur edhe rrëfimin poetik, me paradokset që gjithnjë e shoqërojnë njeriun, duke e nxjerrë absurdin njerëzor nga skutat më të thella që ekziston brenda vetë njeriut, duke tentuar të na nxjerrë nga sipërfaqësorja që jemi mësuar të shohim në përditshmërinë tonë njerëzore, përditshmëri që ne, njerëzit e zakonshëm vdesim e asnjëherë nuk e ekspozojmë e besa edhe nuk e njohim dhe i nxjerr ato të vërteta duke i elaboruar me lehtësi drejt një rrëfimi briliant të tij duke na përplasur të vërtetat tona në fytyrë, të vërteta që mundohemi t’i fshehim e mos t’i themi kurrë nga frika e paragjykimit njerëzor…
Libër rebelues, kryengritës, realist, mos të them pesimist, libër që tenton të nxjerr zërin tonë të brendshëm të mbytur që të gjej rrugët e të shpërthejë dhe që njeriu të jetojë jetën e vet, gjithsecili prej nesh.
Autori lëviz mes tre kryeqendrave ballkanase, Prishtinë, Tiranë, Beograd, dhe personat që takon në këto qytete, duke shpërfaqur disa karakteristika të këtyre banorëve, mendësinë e tyre, dhe shumë bukur bën gërshetimin mes luftës dhe paqes mes serbeve dhe shqiptarëve që iu qaset me një ftohtësi që zor se mund të gjendet tek dikush që ka përjetuar luftën në kurriz dhe flet me kaq sportivitet karshi popullit serb, gjë që dëshmon se sa qasje të hapur, të emancipuar, të kulturuar që ka vetë autori dhe jep një shembull të shkëlqyer.
Librin e shoqërojnë edhe disa ilustrime briliante që ilustroi Driton Selmani, një mjeshtër i rrallë.
Librin e kisha titulluar, sipas kuptimeve të mia, “Shënimet e një Realisti” ndoshta autori me qëllim i ka vënë nofkën GRINDAVEC përshkak se një realist, një antikomformist gjithmonë shihet si një grindavec.
Fitim Nuhiu