Kur them një verë
domethënë një vit e më gjatë,
Ç’është e vërteta
një foto e një lule më dhanë shkas.
E para,
kish brenda vetes vetmi,
pa çka se me këmbët në ujë
e veshur kuq e zi.
Të dytës,
lules pra,
doja t’ia shpjegoja kuptimin: E ZVJERDHUR,
një mbiemër drithërues
nën abazhurin e dhomës
që desh të më thoshte:
E FTOHUR.
Iku një verë dhe unë pashë
nga gonxhet e lules së kujtimit mizë
sesi shpërthenin petale të zeezaaa
dhe i bëheshin fotos kornizë.