Poezi nga Sezen Aksu
Më djeg mua, digje vetën, djeg gjithçka
mjafton një shkëndijë, shiko, unë gati jam,
nëse do puth, përkëdhel, nëse do vrit,
dashuria duhet të vdesë për dashurinë,
vetëm atëherë është dashuri!
Të mora përbrenda meje, në një frymë,
zemra ime është e burgosur, gjoksi im në kafaz,
oh, do të digjemi të dy në zjarr.
Mjafton një shkëndijë, shiko, unë gati jam,
dashuria duhet të vdesë për dashurinë,
vetëm atëherë është dashuri!
Zoti im, Zoti im!
unë drejt zjarrit po eci.
Me dhimbje, o Zot!
Se.. unë jam duke u rritur me dashuri…
Mua, më vish me mallin tënd, me dashurinë tënde
se padashuria qenka më e vështirë se ndarja.
Më lëndo dhe, sa të duash
se në mungesën tënde, a në praninë tënde, nuk mjafton,
më nuk mjafton,
prandaj, më djeg mua, digje vetën, djeg gjithçka!
*Titulli i origjinalit: Her Şeyi Yak (Djeg gjithçka)
Përktheu dhe përshtati: Përparim Blakaj
ObserverKult
Lexo edhe:
SEZEN AKSU: MË FALNI… MOS JEMI NJOHUR?
Më falni…
A ndaloni një çikë? Mos jemi njohur bashkë?
Mos ju kam dashur ndonjëherë?
Mos kemi bërë dashuri?
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
SEZEN AKSU: EDHE UNË DO TA VAZHDOJË RRUGËN TIME
Pra, çfarëdo që dëshiron
unë nuk e mbaj dot atë që ka ikur
patjetër, ti s’do të ma thyesh zemrën
e, edhe unë s’mundem, të të lëndoj, s’mundem…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU