Xhorxh Gordon Bajron: Lamtumirë !

Lamtumirë, më e shtrenjta dashuri
një shenjë në faqe do më ndjekë si kujtim
e imja në faqen tënde s’do tretet në ajri
por në qiell mbi re do mbajë emrin tim.

E kotë është të flasësh, të vajtosh e psherëtish
oh, më shumë se lotët flet gjaku i turbulluar,
shpirtin tim e shtrydha, sytë të perënduar
lamtumirë e ndarjes, oh fjalë e mallkuar.

Buzët e mia heshtin, sytë tharë nga lotë
me mendje e zemër dhimbjet më janë zgjuar
plagët e shpirtit tim që s’mund ti kaloj dot
vallë a shihemi prapë, shumë më ka munduar.

Shpirti im s’denjon as guxon të ankohet
edhe pse dhimbja e pasioni rebelohen
dashuria jonë paska qenë e kotë
lamtumirë dy zemra, që kurrë më nuk takohen.

Përktheu: Servet Bytyçi