Liçaj: Nuk na zmbrapsin forcat policore, do vazhdojë beteja për rindërtimin e Teatrit

“Pavarësisht forcave policore, ne vazhdojmë betejë tonë për rindërtimin e tearit, ashtu siç ishte dhe ku ishte, si dhe për t’i bërë kësaj kauze jehonë ndërkombëtare”. Në një kohë kur u duk se po shkëputej vëmendja nga ngjarjet e ditës, është kjo deklaratë e aktorit të njohur Neritan Liçaj, që njihet prej aktorëve që nuk është tundur deri tani, që prej nisjes së protestës për Mbrotjen e Teatrit, në shkurt të 2018. Protestat e të rinjve në këto ditë, që deri në ditën e djeshme, ka ardhur pak në zbehje, janë mbështetur nga aktivistët e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, duke u përfshirë çdo mbrëmje, qoftë fizikisht, por edhe transmetimet live nga rrjetet sociale. Aktori Liçaj, vendosur në pedonale, në anësore të hapësirë ku ka qenë teatrit, prej asaj kohe, në këtë vend, deklaratat live, kanë treguar se ata nuk e kanë lëshuar betejën e tyre për kauzën e rindërtimit të Teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte.

Si çdo herët, dimensioni i protestës, për aktorin Liçaj është kryekëput çështje politike.

Liçaj në transmetimin live, ka përmendur faktin se si dhuna e pushtetit sundoi në lëvizjen e Astirit, duke u kthyer në një simbol i korrupsionit, por dhe trajtimit të qytetarëve, po ashtu duke përmendur edhe protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit.

Konfliktin tek unaza e madhe e komenton si çështje totalisht politike. Po ashtu flet për sulmin e forcave policore ndaj Teatrit, duke e parë si çështje politike, se si pushteti sillet ndaj qytetarit të vet. Rasti tronditës, më i fundit, vrasja e djalit 25 vjeçar Klodian Rasha, për aktorin është kërcënuese, kërcënuese për lirinë. “Vrasja e djalit 25 vjeçar kërcënon lirinë time. Unë kam një fëmijë 17 vjeçar, çfarë sigurie më jep ky vend. Gjysma e prefektëve janë ushtarakë. Ndërsa polici trajtohet si kafshë, nuk u çojnë një shishe ujë, madje edhe i kërcënojnë. Cili është betimi dhe kodi ushtarak: mbro popullin e të pafuqishmin. Ky është kodi i Skëndërbeut. Këtu nuk i betohen flamurit. Kombi është komb. Kur ishin protestat, vunë gardhin. Rama ka luajtur mendsh se bën luftë me popullin e vet. Gardhi është shkelje ligjore. Është vetë kjo qeveri që thyen xhamat, dhe vetëgjakoset. Pse gjithë kjo tallava?! Rama nuk ka fituar, sepse ai kap gangsertat mjeshtër për pisllqe. Tirana ka qenë qyteti më ekologjik, tani është bërë i pajetueshëm. Sepse kur erdhi Rama mendoi si të pasurohej. Ai do të vjedhë më shumë se të gjithë. Ai ka çmendur fshatarë, pedagogë, studentë, mua të gjithë njerëzit – ai është antishqiptari më i madh që ka pasur ky vend. Ai goditi shëndetësinë, arsimin, inteligjencën… të ardhmen e Shqipërisë, goditi artin që pasuron shpirtin dhe mendjen. Këtu bërtasin se u dogj pema, dhe nuk shohin çfarë ndodh në vende të botës. Ai lëshon edhe gazin – pasi ka rrënuar ekonomiksht vendin!. Por, problemi më i madh sështë se qytetarët rrinë në shtëpi.  Kur drejtësia nuk funksionon, kur qeveria s’pyet, çfarë do bësh, do dalësh në shesh si qyetetar”- ka qenë kjo revolt e djeshme e aktorit, duke kujtuar se kauza e Teatrit do vazhdojë, pa ndërprerje deri në fitore.

Deri tani, hapat që janë ndërmarrë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit janë krejtësisht ligjore, duke çuar në zyrat e SPAK dosjen me shtatë kallzime ndaj kryebashkiakut Veliaj, kryeministrit, dhe gjithë firmëtarëve për shembjen e Teatrit. Tashmë kjo çështje ka kaluar kufinjtë e Shqipërisë, dhe jo pak media nga bota i kanë bërë jehonë ngjarjes më unike, shembjes së Teatrit pothuaj 100 vjeçar. Rezistenca e një grupi të vogël artistësh është përcjellë në një organizim më të gjerë, me përfshirjen e shoqërisë civile, duke u njohur tashmë si Aleanca për Mbrotjen e Teatrit, një lëvizje që mban kauzën e teatrit, krahas çështjeve të tjera që lidhen me përballjen qytetare me qeverinë, si në rastin e fundit, në përfshirjen e protestave të të rinjve, ndaj krimit policor, vrasjes së 25-vjeçarit.

Aktori Liçaj ka treguar se kjo betejë do të vazhdojë edhe për nxitjen qytetare, ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat  tyre ligjore, përballë një qeverie korruptive./standard.al