Teksa pritej të nisë nata e parë e Festivalit të 59-të në RTSH, një konkurente tërhiqet nga gara. “BalkanWeb” raportoi se bëhet fjalë për këngëtaren Manjola Nallbani.
Kjo e fundit ka treguar se tërheqja vjen për shkak të problemeve shëndetësore, pasi ka kaluar Covid.
“Uroj të jeni mirë me shëndet! Unë jam tërhequr nga Fest sepse gjatë kohës që bëheshin prova dhe përgatitje nga konkurentët e tjerë unë kam qenë (familjarisht) me covid. Përveç kësaj, tani jam më mirë por kryesorja që Fest do të mbahet jashtë në shesh dhe unë nuk mund të rrezikoj shëndetin përsëri në një kohë që jam duke u rikuperuar dhe duhet të kem shumë kujdes. Faleminderit e çdo të mirë🌹”, sqaroi Nallbani për “BW”.