Poezi nga Charles Bukowski
ti dole, tha ajo,
e mandej shkove e ia fute me shkelm makinës së atij tipit
e mandej shkove e u plandose mbi një shkurre
dhe e zgërlaqe krejt
shkurren,
nuk e di nga të vjen gjithë kjo
agoni
nuk mendon se duhet të shkosh te një psikiatër?
njoh një psikiatër fantastik, ty
ka për të të pëlqyer.
përgjigjmu, tha ajo,
kam frikë nga policia kur
sillesh kështu, bëhem shumë paranojake kur vjen puna te
policia.
përgjigjmu, tha ajo, pse
sillesh kështu?
dëgjo këtu, po deshe ti unë
iki?
mbasi ajo u largua mora një karrige dhe
ia vërvita dritares. qelqnajë gjithandej e një ekran i thyer
gjithashtu.
sa kafshë të ngordhura pluskojnë e lundrojnë nga Uellsi në
Los Angeles?
Përktheu: Virgjil Muçi
*Titulli i origjinalit: “Një natë varfanjake”
LEXO EDHE:
Bukowski: Ne prisnim e prisnim…të jetonim, të vdisnim…
Ne prisnim e prisnim. Të gjithë ne. A nuk e dinte psikologu se prisja ishte diçka që po i çmendte njerëzit?
Njerëzit prisnin gjithë jetën. Ata prisnin të jetonin, ata prisnin të vdisnin. Prisnin në radhë për të blerë letrën higjienike.
Prisnin në radhë për të marrë paratë. Dhe nëse ata nuk kishin para, ata prisnin në rradhë më të gjata.
Per me shume kliko KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
Bukowski: Dashuria, sëmundje nga e cila kurrë nuk mund të shëroheni plotësisht
– A i urreni njerëzit? Unë nuk i urrej ata … Unë vetëm ndjehem mirë kur ata nuk janë përreth.
– Disa njerëz kurrë nuk bëhen të çmendur. Kjo tregon se çfarë jete të tmerrshme ata duhet të bëjnë.
-Ca humbasin të gjithë mendjen dhe bëhen më shpirtëror, çmenduri. Disa humbasin të gjithë shpirtin dhe bëhen me mendje, intelektualë. Disa humbasin të dyja dhe bëhen të pranuar.
– Një dashuri si ajo ishte një sëmundje serioze, një sëmundje nga e cila ju kurrë nuk mund të shëroheni plotësisht.
Klliko per me shume KETU
ObserverKult