Bukowski: Dashuria, sëmundje nga e cila kurrë nuk mund të shëroheni plotësisht

Thënie nga Charles Bukowski:

– A i urreni njerëzit? Unë nuk i urrej ata … Unë vetëm ndjehem mirë kur ata nuk janë përreth.

– Disa njerëz kurrë nuk bëhen të çmendur. Kjo tregon se çfarë jete të tmerrshme ata duhet të bëjnë.

– Mëso të mos e shkatërrosh me fjalë atë çfarë ke ndërtuar me heshtje.

– Ju duhet të vdisni disa herë para se ju mund vërtetë të jetoni.

– Nëse një ditë më dëgjoni të flasë për dashuri, e yje… ju lutem, më vrisni!

–  Ajo që ka më shumë rëndësi është se si ju ecni nëpër zjarr

–  Ndonjëherë kam përshtypjen që jam vetëm në këtë botë…herët e tjera jam i sigurtë!

– Disa humbasin të gjithë mendjen dhe bëhen më shpirtëror, çmenduri. Disa humbasin të gjithë shpirtin dhe bëhen me mendje, intelektualë. Disa humbasin të dyja dhe bëhen të pranuar.

– Një dashuri si ajo ishte një sëmundje serioze, një sëmundje nga e cila ju kurrë nuk mund të shëroheni plotësisht.

– Distanca më e shkurtër mes dy pikave është shpesh e padurueshme.

– Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju tregoj se kjo nuk është kështu.

– Dëshirova të qajë por pikëllimi është marrëzi. Dëshirova të besoj por besimi është një varrezë.

LEXO EDHE: Një rrëfim nga Charles Bukowski për Linda Lee, gruan që e frymëzoi të shkruante “Femrat”