Xhim Morrison: Duke bredhur në natën e pashpresë…

Po ju them që…
Asnjë mëshirë e përjetshme s’do na falë ne
që shkatërruam të kthjellëtin agim.
Të rikthyer në ato ditë,
Çdo gjë duket e thjeshtë & konfuze.

Një natë vere shëtisja në mol,
Dy vajza të reja ndesha,
biondja quhej Liri,
dhe ezmerja Aventura;
Folëm dhe ato më thanë këtë ndodhi…

Pra, dëgjojeni…
Do flas për Teksasin dhe ritmin hyjnor,
që shtrihet butë, qetë, herë me furi,
si një lloj gjuhe e re,
që godet kokën tonë papritur,
nga një lajmës hyjnor.

Lërmëni të flas për ankthin dhe humbjen e Zotit,
duke bredhur në natën e pashpresë…

Këtu janë në periferi nuk ka yje,
këtu, jemi vetëm unë dhe ti,
të papërlyer në kllapi.

Përktheu: Genci Muçollari

*Titulli i origjinalit: “Të papërlyer në kllapi”