FOTO: Elbasan 1920: Prindërit ecin 3 ditë për ta shpëtuar fëmijën e sëmurë

elbasan

Kjo është një fotografi e viteve 1920 ku shihen prindërit me fëmijë duke bërë një udhëtim nga zori për Elbasan.


Duke mbajtur fëmijën e tyre sëmurë në shpinë ata ecin tri ditë për në spitalin Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan.

Mjekët amerikanë e trajtojnë fëmijën duke ju dhënë edhe veshje të pastra, para se të nisën përsëri në udhëtimin e tyre të lodhur.

Fotografia u postua në Facebook nga Agron Sherifi ndërsa u përpunua nga Valdrin Qerimi.

ObserverKult


Lexo edhe:

PSE SHUMË NJERËZ E URREJNË NATËN E VITIT TË RI?

Urrejtja e natës së Vitit të Ri është një ndjenjë më e zakonshme nga sa mendoni. Kjo është arsyeja pse shumë e konsiderojnë atë si torturë. Grazia.it ka përzgjedhur 5 arsye pse ndodh kjo.

1. Duhet të argëtohemi

Në natën e Vitit të Ri duhet të jemi të lumtur, të argëtohemi, të jemi me miqtë, të shkojmë diku të kalojmë këndshëm dhe të dokumentojmë të gjithë lumturinë tonë me foto dhe video, të cilat padyshim, në momentin e mesnatës duhet t’i postojmë në mediat sociale. Është e pamundur të mos ndjesh detyrimin për të qenë tepër i lumtur.

2. “Çfarë po bën natën e Vitit të Ri?”

Një pyetje më e keqe se makthet më të këqija. Nëse edhe ju e urreni, kjo ndodh sepse futeni në kategorinë e njerëzve që rezistojnë ta kenë deri më 30 dhjetor, kur thjesht e gjeni veten të detyruar nga rregullat e bashkëjetesës civile.

Zakonisht, ata që e bëjnë këtë pyetje janë të shqetësuar nga pamjaftueshmëria e tyre sociale dhe përpiqen ta rregullojnë atë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU