“Istanbul Photo Awards”, këta janë fituesit e sivjetmë

Foto ilustrim

Janë përcaktuar fituesit e vitit të 10-të të konkursit ndërkombëtar të fotografisë së lajmeve “Istanbul Photo Awards” të organizuar nga Anadolu.

Në konkurs u dorëzuan më shumë se 20 mijë fotografi dhe 32 fotografë morën çmime në 10 kategori.

Këtë vit, ndër fotografitë e dërguara nga vende të ndryshme të botës, vepra e fotografit të Reuters, Mohammed Salem, e titulluar “Gruaja palestineze që përqafon trupin e vdekur të mbesës të saj” u vlerësua e denjë për çmimin “Foto e Vitit”.

Në foto, 36-vjeçarja palestineze Inas Abu Maamar përqafon trupin e pajetë të mbesës së saj 5-vjeçare Saly, e cila u vra në një sulm izraelit në spitalin Nasser në Khan Younis që ndodhet në Rripin jugor të Gazës.

  • Në Istanbul Photo Awards të regjistruar 18 mijë fotografë

    Fituesit e Istanbul Photo Awards, i cili është kthyer në një platformë globale me 18 mijë fotografë të regjistruar që nga viti i parë e deri më tani, u përcaktuan nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga emra prestigjioz të botës së fotografisë.

    Në jurinë e këtij viti përfshihen fotografja dhe regjisorja e National Geographic, Ami Vitale, fotoreporterja Carol Guzy, fotoreporteri i agjencisë NOOR, Yuri Kozyrev, fotoreporteri i The Globe dhe Mail, Goran Tomasheviq, shpjeguesi vizual Marion Mertens, konsulenti i mediave vizuele Michel Scotto, fotoreporteri kryesor sportiv i Getty Images, Cameron Spencer, fotoreporteri Ahmet Sel dhe drejtori i Departamentit të Lajmeve Vizuale të AA-së, Fırat Yurdakul.

    Juria e mbledhur online deklaroi se janë impresionuar nga fotot e dërguara në eliminimet e bëra në platformën e përgatitur enkas nga ekipi i Teknologjive të Informacionit të AA-së dhe se e kanë pasur të vështirë të vendosnin për zgjedhjen e fotove më të mira.
  • Mahmud Hams fitoi vendin e parë në kategorinë “Lajm Seri”

    Në kategorinë “Lajm Seri” fotografi i Agence France Press (AFP), Mahmud Hams, u vlerësua në vendin e parë me serinë e tij për sulmet e qeverisë izraelite në Rripin e Gazës, të cilat filluan në tetor.


Fotografi Luca Bettini fitoi vendin e parë në kategorinë “Sport Tek” me veprën e tij që dokumenton sesi çiklisti zviceran Stefan Kung, i cili u përplas në Kampionatin Evropian Rrugor 2023 UEC, vazhdoi garën me një fytyrë të përgjakur dhe një helmetë të thyer.

Fotografi i Agence France-Presse (AFP), Jeff Pachoud, fitoi vendin e parë në kategorinë “Sport Seri” me fotografitë e tij në garën e çiklizmit francez për femra.

Minqiang Lu, i cili fotografoi elefantët që kërkonin ushqim në malin e plehrave në Sri Lanka, u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë “Natyra dhe Mjedisi Tek”.

Si fitues të kategorisë “Natyra dhe Mjedisi Seri”, juria përzgjodhi gjithashtu veprën e Garry Lotulung i cili sjell në rendin e ditës zonën e mbrojtur të natyrës të prekur nga minierat e nikelit.

U ndanë gjithsej 30 çmime në 10 kategori

Fituesi i “Portret Tek” ishte Emeke Obanor i cili ka tërhequr vëmendjen për dëmet e përdorimit të qeseve plastike.

Anna Surinyach fitoi çmimin e parë në kategorinë “Portret Seri” me veprën e saj të titulluar “Deti i zisë”.

Në kategorinë “Jeta e Përditshme-Tek” fotografi i Associated Press (AP), Ebrahim Noroozi, mori çmimin e parë me foton e tij të fëmijëve afganë në një kamp refugjatësh.

Fotografi i Politiken, Mads Nissen, fitoi vendin e parë në kategorinë “Jeta e Përditshme-Seri” me punën e tij mbi organizatat kriminale meksikane.

Përveç 30 çmimeve të dhëna në 10 kategori, posaçërisht për 10 vjetorin e konkursit, juria vlerësoi Rajendra Mohan, me punën e tij me temë diskriminimi mbi të vejat indiane si dhe me çmimin “Fotograf i Ri”, fotografin e Agence France-Press (AFP), Sameer Al-Doumy, i cili dokumentoi tërmetin e përjetuar në Turqi.

Në konkursin ku u ndanë çmime gjithsej 60 mijë dollarë, përveç çmimeve, fituesve të çmimeve të para në të gjitha kategoritë do tu dhurohet aparati fotografik SONY Alpha A7 III Body.

Këtë vit për konkursin e organizuar nën sponsorizimin e Turkcell, mbështetje si sponsor ofruan Sony, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) si sponsor i aktiviteteve jashtë vendit dhe Turkish Airlines (THY) si sponsor i pjesshëm./ Agjencia Anadolu

ObserverKult


Lexo edhe:

SHPALLEN FITUESIT E “KONKURSI 2022”, ÇMIMIN E PARË E MORI ETLEVA HAMITAJ

Etleva Hamitaj me foton me titull “Lëpushë” u shpall fituese e kategorisë “Fotografia e vitit” në “Konkursi 2022”, një nismë e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama e nisur në dhjetor të vitit të kaluar.

Fitues i vendit të dytë u shpall Ervin Shehaj me foton me titull “Gjuetarët e mbeturinave”, ndërsa çmimi i tretë iu dha Lorena Sulajt me foton “Të njohësh përtej maskës”.

Ndërsa çmimi i publikut, për foton që është votuar më shumë online, u shpall Kejsi Markola, e cila ka fiksuar një fotografi në malin e Dejës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult