Të kujt janë ato pyje më duket se e di.
Madje n’aksh fshat ndodhet shtëpi e tij;
Kështu ai s’ka për t’më pa teksa këtu rri pak
Veç për t’ia pa pyjet veshun me borë-stoli.
Po ç’m’u habit kali, m’shikoi plot marak
Se u ndalëm aty ku fermë s’kish aspak
Midis do pyjesh të errëta e nji liqeni t’ngrimë
Teksa nata ma e errët regëtinte, bante lak.
Kali pa ngurru tu’ ndi’ kambanën nji grimë
Se mos rrugës tonë ish ba ndonji gabim.
Po nji za tjetër na dha sinjal në atë hapësi
Zani i flokëve të bores dhe i erës fërfëllimë.
Pyjet më janë të kandshme, plot mister e errësi,
Po m’presin ende plot dishirime n’brendësi,
E plot shtigje për t’i shkelë përpara se me u shtri,
E plot shtigje për t’i shkelë përpara se me u shtri.
Nga anglishtja: Rrezarta Morina