Sabri Hamiti: Vogëlushe

Sabri Hamiti
Sabri Hamiti

Vogëlushe çka do të bajsha po të kishe vdekë
Kur i pate mbushë tridhetë
Bubullimën e mëshefun në kreshtën time
Cila grue do ta çonte në gropë e qetë

Kush do të endej natën nëpër male
Tue pi nji pikë ujë në fletë
Kush do t’i binte detit mes për mes
Po të kishe vdekë në tridhetë

Agimi pritueshëm po del përmbi vorre
Si një plakë e kërrusun në katund
Nji erë a furtunë niset udhës qorre
Jetimin në djep e përkund

Zojushë çka do të bajshe po të kisha vdekë
Kur i mbusha pesëdhetë e nji mot
Shkretinën e mëshefun në zemrën tande
Kush do ta qëndiste me lot

Kush do të endej ditën në livadhe
Tue i ulë lulat me lot
Kush do t’i binte fushës mes për mes
Po të kisha vdekë në pesëdhetë e njo mot

Muzgu përngutas po shtrihet mbi dhé
Si vashë që shkon në Askund
Nji erë e lehtë niset përmbi re
Se jeta po merr fund.

ObserverKult


Lexo edhe:

SABRI HAMITI: PSE DUHET TË FSHEHET DASHURIA?

Pse duhet të fshehet dashuria?
Ngase nuk i qëndron forcës së urrejtjes,
Apo pse stuhia do ta herrë malin,
Apo pse vetëtima do të korrë kreshtat?
Ti je mbretëresha ime nuk je shërbëtore
Qoftë e dashurisë verbuese në pikë dite.
Nëse unë do të shkoj në hapësira tjera,
Kush thotë se do të lirohem nga kujtimet,
Nga ndjekjet e liga që nuk lodhen kurrë.
Mos duhet të vdes në uri e në vetmi
Për të provuar që po shkoj ka fundi,
Fundi le të jetë nisje për shpëtim
Të shpirtit nëse ka diçka të paprekur…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU