…Edhe unë do të iki.
Dhe do të mbeten vetëm zogjtë duke kënduar;
Do të mbetet kopshti im, me pemën e gjelbër
dhe me pusin e bardhë.
Të gjitha pasditet
qielli do të jetë i kaltër dhe i qetë;
dhe do ta prekin kambanat e kambanores,
siç e preknin atë ditë.
Do të vdesin ata që më deshën;
dhe qyteti do të përtërihet çdo vit;
dhe në atë qoshe të kopshtit të lulëzuar dhe të bardhë,
shpirti im nostalgjik do të gabojë…
Po unë do të iki; dhe do të jem vetëm, pa vatër,
pa pemë të gjelbër, pa pus të bardhë,
pa qiell të kaltër dhe të qetë…
Dhe do të mbeten vetëm zogjtë duke kënduar.
Shqipëroi: Bajram Karabolli