reklamë

Mahmoud Darwish: I kontrolluan zërin… gjetën vetëm trishtimin e tij…

Nga Mahmoud Darwish

Një muzg i vogël në një fshat të lënë pasdore
dhe dy sy të përgjumur.
Kthehem tridhjetë vite pas,
pesë luftra prapa
dhe dëshmoj se zamani
më fsheh një kalli gruri.

Këngëtari i këndon
zjarrit dhe të huajve.
Ishte mbrëmje
dhe teksa këngëtari këndonte
e morën në pyetje:
Përse këndon?
Ai ua ktheu:
Sepse këndoj.
Ata i kontrolluan kraharorin,
por nuk i gjetën veçse zemrën.
I kontrolluan zemrën,
por nuk i gjetën veçse popullin e tij.
I kontrolluan zërin,
por nuk gjetën veçse trishtimin e tij.
Ia kontrolluan dhe trishtimin,
por nuk gjetën veçse burgun e tij.
Pasi kontrolluan dhe burgun e tij,
nuk gjetën veçse vetet e tyre të prangosura.

Përktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

Mahmoud Darwish: Përse i kërkoni pushtuesit të largohet?