Struktura Richat, ose Syri i Saharasë është një figurë rrethore 50 kilometra e gjerë në shkretëtirën më të nxehtë të botës. Ajo është e formuar nga rrathë koncentrikë në nuanca të ndryshme të blusë dhe shihet më mirë nga hapësira.
Për një kohë të gjatë, mendohej të kish qenë krateri i formuar nga rënia e ndonjë meteori, por studimet e kohëve të fundit tregojnë se nuk është kështu. Nxehtësia dhe trysnia e një goditjeje meteori lë prapa forma të dukshme, si dhe një formë dioksid silikoni të quajtur koezit.
Syri i Saharasë nuk ka asgjë të tillë. Disa njerëz kanë vërejtur një ngjashmëri me përshkrimet që Platoni i ka bërë Atlantisit dhe thonë se qyteti legjendar mund të ndodhet aty. Edhe nëse banorët e Atlantisit kanë jetuar aty, provat tregojnë se kjo strukturë është formuar pothuajse 100 milionë vjet më parë, kështu që nuk janë ata që e kanë ndërtuar.
Një tjetër mundësi është që Struktura të jetë maja e një vullkani, por gjithsesi ajo nuk ka formën e kubesë. Teoria kryesore e momentit është se kjo figurë është krijuar për shkak të erozionit gjatë një periudhe të gjatë kohe. Që mbulon atë cfarë ka në tokë, por që nga ana tjetër nuk e zgjidh misterin e formës rrethore./Bota.al
LEXO EDHE: “Misteri” i sferave të gurta në Tepelenë