“Misteri” i sferave të gurta në Tepelenë

Aktivisti shqiptar, Abdullah Diku përmes disa fotove që ka publikuar kohë më parë në faqen e tij në Facebook, ka zbuluar sferat e gurta në Lekdush të Tepelenës.

Ai ka treguar se i ka shkrepur këto foto anë rrugës Lekdush-Nivicë, ku në disa gurë shtufi duken së largu sfera guri te vendosura brenda tyre.

“‘Misteri’ i sferave të gurta në Lekdush, Tepelenë. Në anë të rrugës Lekdush-Nivicë, në disa gurë shtufi duken së largu disa sfera guri te vendosura brenda tyre. Është e dukshme që sferat e gurit kanë tjetër përbërje nga shtufi, por rrumbullaksia e tyre është e mahnitshme. Sferat janë prej guri gëlqeror, konglmerate ose mermeri me ngjyrë të bardhë. Proçesi i erozionit qindra e mijëra vjeçarë ka bërë që shtufi të konsumohet dhe në këtë mënyrë sferat prej guri kanë dalë në sipërfaqe. Vetëm gjeologët mund ta shojegojnë mirë këtë fenomen dhe se si natyra ka gdhendur në perfeksion sfera të tilla! Ndryshe do kemi dhe ne sferat tona me prejardhje misterioze, siç janë zbuluar edhe në disa vende të tjera të botës!”– ka shkruar ai.

LEXO EDHE: Ali Pashë Tepelena u tradhtua nga njeriu më i afërt i tij