Nga: Paulo Coelho
…Trupi ndryshon, plaket. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18-vjeçare.
Një grua 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18-vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.
Neve na pëlqejnë gratë që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).
Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja plakje në trup nuk e fshehin bukurinë.
Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!
Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!
Kjo është gjithë bukuria…
ObserverKult
Lexo edhe:
COELHO: KUR DIKUSH DEL NGA JETA JONË, KJO NDODH SEPSE DIKUSH TJETËR ËSHTË DUKE HYRË
ObserverKult ua sjell disa thënie të Paulo Coelhos:
“Kur më pak e presim, jeta na vendos përballë sfidave të caktuara për të testuar kurajon dhe dëshirën tonë për ndryshim. Në momente të tilla është e pamundur të mendosh se nuk ka ndodhur asgjë, apo të pranosh se nuk je i gatshëm t’ia dalësh mbanë. Sfidat nuk presin. Jeta nuk sheh pas. Një javë është një kohë më se e mjaftueshme për ne, për të vendosur nëse do e pranojmë apo jo fatin tonë”.
“Mos e ndiej asnjëherë detyrim t’u japësh sqarime apo shpjegime të tjerëve. Miqtë e tu nuk kanë nevojët’i dëgjojnë, kurse armiqtë e tu nuk do të kuptojnë gjithsesi”.
“Sigurisht që në jetë ka dhimbje dhe beteja. Askush nuk mund t’i shmangë ato. Por është më mirë të humbasësh në beteja teksa përpiqesh të realizosh ëndrrat e tua, se sa të mposhtesh pa e kuptuar se për çfarë po lufton”.
“Kur dikush del nga jeta jonë, kjo ndodh sepse dikush tjetër është duke hyrë”.
“Mbylli disa dyer sot. Jo për krenari, mungesë kapaciteti, apo arrogancë, por thjesht sepse nuk të çojnë nëasnjë vend”.
TEKSTIN E PLOTE MUND TA LEXONI KETU