Trupa “Dora D’Istria”
Më 4 korrik 1923, komuniteti shqiptar në SHBA do të shihte për herë të parë Faik Konicën e letrave, në rolin e regjisorit të teatrit, i cili do të ngjiste në skenën e “Arlington Theatre”, Boston, tragjedinë “Otello” përkthyer në shqip nga vetë shkrimtari shqiptar.
Konica, nuk ishte i vetmi shqiptar në SHBA, që bëri art në gjuhën shqipe.
Sipas të dhënave të komunitetit shqiptar në Worcester, ka ekzistuar shoqëria e dramës që njihej me emrin ‘Dora D’Istria’.
Gjatë sezonit artistik të viti 1941, kjo shoqëri ka vënë në skenë dramën shqiptare “Karl Topija” (1923), të Kristo Floqit.
Në këtë fotografi që e përcjell ‘diasporashqiptare’, Albanian Community of Worcester, është e gjithë trupa e aktorëve.
ObserverKult
Lexo edhe:
KJO ËSHTË KËNGA E ZEF JUBANIT KUSHTUAR ELENA GJIKËS
Në faqen numër 112 të veprës “Raccolta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi tradotti nell’idioma italiano da Giuseppe Jubany, Albanese”, të Zef Jubanit, gjejmë një këngë (poezi) në gjuhën shqipe kushtuar nga vetë autori, princeshës me origjinë shqiptare, Dora d’Istrias (Elena Gjikës).
Vargjet në origjinal, për lexuesin shqiptar, i sjell Aurenc Bebja:
KÀNGH
làvdi’t per t’ndèrùeschmén Szói e dyétare n’ schkrìm
DORA D’ISTRIA
prei Szefit Ndòk Illys Jubany.
KËNGË
lavdie për zonjën e nderuar dijetare në shkrim
DORA D’ISTRIA
Prej Zef Ndokë Ilia Jubanit
Tine yée gni hùùll e na schndrìtt Arbnyn,
Me dìée, me t’ mira, e me bùkùrii;
Me dàschtuii tànde yée tui n’ pértryn,
Gni gaszmènd t’ màth e gni lùmnii.
Tekstin e plotë e gjeni duje klikyar KETU
ObserverKult