Gratë shqiptare në vitin 1972 (Fotografi të rralla)

Një album i porositur nga Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit të Grave të Shqipërisë botohet në vitin 1972 nën titullin “Poemë për gratë shqiptare”.

Në kopertinën e tij shkruhet se është një botim me ilustrime dedikuar për gratë shqiptare. Ideja e përgjithshme është: gruaja në të gjitha frontet e jetës, raporton Respublica, që ka botuar fotot.

Të gjitha sqarimet e pamjeve në këtë album janë bërë nga shkrimtari Llazar Siliqi si dhe janë të shkruara në gjuhën angleze. Ndërsa redaktimi fotografik i takon të mirënjohurit Petrit Kumi.

Parathënien e albumit e ka formuluar shkrimtarja Helena Kadare. Në faqen e parë të përmbajtjes së albumit fjalia e parë thotë: Sot këto gra janë të lumtura. Për më tej nga albumi “Poem for the albania women” kemi shkëputur vetëm disa fotografi.

LEXO EDHE: ARTISTI I VEÇANTË RUMUN QË KRIJON SKULPTURA 3D (VIDEO)