Martesa është… ka aq shumë thënie për martesën, sa pro sa kundër, e prapë është raport tejet individual që s’krahasohet me të dytë.
Secili e përjeton e reflekton ndryshe për te. Prandaj janë aq të ndryshme edhe thëniet që kemi zgjedhur për ju:
Martesa i ngjan vdekjes, sepse shumë njerëz arrijnë të përgatitur.
Tomaseu
Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
Sokrati
Ai që ende s’është martuar, ende s’ka bërë ndonjë gabim të madh.
Ginisi
Martesa është përpjekje që t’i zgjidhim problemet së bashku, probleme që, po të ishim vetëm, kurrë nuk do t’i kishim.
Sagani
Martesa shkon urtë e butë si vallja, plot shfaqje pleqërishte; pastaj vjen pendimi me këmbë të shtrembëra, që shkon përherë e më shpejt derisa zbret në fund të varrit.
Shekspiri
Martesa e bërë në saje të kuptueshmërisë shpeshherë është më e suksesshme, se sa ajo e krijuar në sajë të dashurisë.
Bekoni
Martesë e mirë do të ishte ajo midis burrit të shurdhër dhe gruas së verbër.
Montenji
Martesa nuk është gjë tjetër veçse një krijesë e çuditshme për të nxirë jetën e njeriut.
Tolstoi
Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
Molieri
Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
Tueni
Të martohesh do të thotë t’i dyfishosh përgjegjësitë dhe të humbasësh gjysmën e të drejtave.
Shopenhaueri
Martesa është shkencë.
Balzaku
Njeriu gjithmonë ka dhe mund të bëjë punë më të rëndësishme se sa të martohet.
Niçe
Të ndershmit martohen shpejt, të mençurit kurrë.
Servantesi
Njeriu martohet pse nuk gjykon, pastaj shkurorëzohet pse ka durim dhe në fund martohet sërish pse harron.
Salakru
Martesa vjen pas dashurisë, m’u si tymi pas zjarrit.
Shamfori
Martesa; Kështu quaj dëshirën e dyshes që dëshirojnë të shndërrohen në një, por do të bëhen më shumë se dy.
Niçe
Lidhja martesore është shkollë e lartë altruiste.
Balzaku
Martesa është fushëbeteja ku mbaron liria personale.
Bekoni
Pergatiti: ObserverKult
—————————————–
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: PËR DASHNINË E PASOSUN
T’kam dashtë t’çufurrueme me pshtjellc t’shapuem
me çorape t’bardha qëndisë me nji kërrabëz
me balluket kacavarun ballit
me këmishë pelhure thurun n’vek me duert tua
e me shaminë e verdhë rreth qafës gastare
Kam dashtë për shtatë qejfe me t’pasë
shtatë pushkë nuk më kan tutë
me ta nxanë pritën kur t’nisesh nuse
e me t’zbritë prej kalit
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult