Ruçi: Kujtim Gjonaj, një ndër krenaritë artistike të gjithë Shqipërisë

Gramoz Ruçi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka dhënë një mesazh për ndarjen nga jeta të artistit Kujtim Gjonaj.

“Kujtim Gjonaj ishte dhe do të mbetet një ndër krenaritë artistike të Tepelenës dhe gjithë Shqipërisë. Skenarist, regjisor, producent, botues, Mjeshtri i Madh, enciklopedisti Kujtim Gjonaj, ishte ndër kronikanët dhe dokumentuesit më profesionistë të jetës dhe të botës shqiptare”, thekson Ruçi.

LEXO EDHE: COVID-19 IA MERR JETËN REGJISORIT TË NJOHUR, KUJTIM GJONAJ

“Për rreth gjysmë shekulli, ai krijoi, dokumentoi. Drejtoi, prodhoi dhe botoi vepra dokumentare dhe artistike. Që kanë hyrë në thesarin kulturor dhe janë bërë pjesë e kujtesës kolektive, artistike dhe historike të shqiptarëve”, shprehet Ruçi.

“Me krijimtarinë e tij origjinale, Gjonaj ngriti në art dhe na përcolli ne. Shqiptarëve, por edhe kulturës botërore. Detajet dhe episodet e jetës, historisë dhe figurave të saj. Kulturës, aspiratave, përjetimeve dhe ëndrrave të shqiptarëve”, shkruan në mesazhin e tij, Gramoz Ruçi./ATSH