Nizar Qabbani: Më mëso, si ta shoh dashurinë pas të dyzetave…

Si ta shpjegoj këtë mungesë të pranisë dhe mungesë të të qenit? Si mund të jem këtu… dhe atje? Si duan t’i shoh kur në botë s’ka grua veç teje?

Poezi nga Nizar Qabbani

Më mëso, si ta shoh dashurinë
pas të dyzetave
Më mëso si të vdes nga malli
si lule jasemini
Më mëso si u bë heshtja
gjuha e ashikëve
Më mëso, se unë para teje jam nxënës
dhe kam vite i tërhequr nga dashuria
Ma mëso alfabetin e ashkut
linjat e pëllëmbës, gjuhën e syve, të buzës
dhe të gjirit të trishtë
Më mëso si është dashuria e ndjenja
në librat e fallxhorëve
Më mëso si vdes poezia
në pragportat e sulltanëve
Më mëso si ringjallet
një popull mes dyzet
hajdutësh
Më mëso si bëhen gratë
robëresha, kurse çmimi i vrasjes
çmim me virgjëresha
Më mëso o popull
si na sundon një kurv bir kurvi
një përdhunues aromash
Më mëso o popull injorance
Si ndodh që vdekja në krevat
Bëhet ëndërr që na tundon të tanve.

Perktheu: Elmaz Fida

ObserverKult


Lexo edhe:

NIZAR QABBANI: DU ME SHKRUE FJALË TJERA PËR TY…

Du’ me shkrue fjalë tjera për ty,
veç për ty me shpikë nji gjuhë tjetër
në përputhje me masën e trupit tand
e të dashtunisë t’eme.

Due me i ikë fjalorëve të gjuhës,
e buzët me i lan’ mbrapa.
M’asht mërzitë goja eme,
tash dua nji gojë tjetër…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU