MKRS-ja shpërndan libra për Luginën e Preshevës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë nga 210 tituj librash për secilën bibliotekë komunale në Kosovë.

Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Mynish Hyseni, ka thënë se gjendja e bibliotekave të qyteteve është e rëndë. “Prandaj i gëzohen çdo dhurimi të librave që i bëhet, si nga ministria apo nga kushdo qoftë”.

Ndërsa ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka thënë se këtë fond e shpërndajnë në 37 komuna të Kosovës, si dhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./rtklive

LEXO EDHE: DUMOSHI: SË SHPEJTI DO T’I PËRGATISIM DOSJET PËR APLIKIM NË UNESCO