Dumoshi: Së shpejti do t’i përgatisim dosjet për aplikim në UNESCO

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se shumë shpejt do t’i përgatisin të gjitha dosjet e nevojshme për aplikim në UNESCO.

Ministrja Dumoshi theksoi për ‘ekonomia online’ se çështja e pranimit në UNESCO është politike por shpreson që me ndihmën e ndërkombëtarëve Kosova do ta kalojë këtë proces.

“Ka qenë një këmbëngulje mjaft e madhe e imja që kemi filluar me listën e trashëgimisë shpirtërore t’i qesim në pah pjesën tonë më të bukur dhe ta bëjmë dosjen e tyre. Ne duhet të përgatitemi si Kosovë për aplikimin në UNESCO. Kështu herën e kaluar për shumë pak vota nuk arritëm, por ajo na ka dhënë një mësim të mirë që neve si institucione brenda për brenda duhet të angazhohemi të gjithë për ta çuar procesin përpara. Edhe besoj që shumë në shpejt ne t’i përgatitim të gjitha dosjet dhe të kalojë UNESCO. Këto janë edhe çështje politike dhe uroj që të na ndihmojnë ndërkombëtarët në këtë proces si Kosovë me një trashëgimi e cila është mjaft e pasur kulturore”, u shpreh ajo.