Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott e ka vlerësuar lart suksesin e Dua Lipës në ceremoninë Grammy.
Abott e ka uruar Duan duke thënë se ajo e bën krenare Kosovën dhe Britaninë e Madhe.
“Urime Dua Lipa, suksesi në Grammy. Ti e bën krenare Britaninë e Madhe dhe Kosovën” shkruan Abott në urimin e tij.
Dua Lipa ka arritur që të dielën të fitojë çmimin Grammy si albumi më i mirë Pop i vitit./