“Potencë”, Mimoza Ahmeti vjen me ekspozitën e pazakontë- skalit me penel Edi Ramën

Mimoza Ahmeti rikthehet me një tjetër dimension të saj, pikturën. “Potencë” mban titullin ekspozita që u çel të enjten në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës.

Mundësinë dhe fuqinë i sheh ngushtësisht të lidhura ndaj penelit të saj nuk i kanë shpëtuar personazhe si Edi Rama apo Fatos Lubonja që siç thotë ajo lëvizin midis këtyre dy fushave.

“Bëhet fjalë për potencën dhe impotencën sociale që kur vjen fundi është një produkt kolektiv. Pandemia për mua është një impotencë që ne po gjejmë mjete dhe rrugë për të shkuar drejt stabilitetit të potencës dhe energjisë sonë.”

Kuruesja e ekspozitës, studiuesja Suzana Varvarica, shprehet se pikturat e Ahmetit pasqyrojnë ndër të tjera fuqinë e individit publik./kohajone.com

LEXO EDHE: HAPET EKSPOZITA ME FOTOGRAFI TË KULLAVE TË JASHARËVE