Filmi artistik “Vulë” fiton edhe një çmim ndërkombëtar

Filmi artistik “Vulë” me skenar dhe regji nga Valmir Tertini është shpërblyer me çmimin “Regjia më e mirë” në “Samskara International Film Festival”.

Bën një jetë të çthurur

Filmi artistik “Vulë” flet për Viktorian, një punonjëse e papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. E varur nga alkooli, dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto.

Ndërsa punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova. Vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të.

Bëhen bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Ajo u shkarkua nga ambasada, dhe rastësisht, ata e shohin njëri-tjetrin në aeroport kur udhëtojnë për në Gjermani.

Për realizimin e filmit “Vulë” janë bërë bashkë aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Për këtë film ka dhënë mbështetjen e saj edhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

“Vulë” deri më sot ka pasur premierë në Tiranë dhe Podgoricë. Si dhe ka fituar 10 çmime në festivale të ndryshme./epokaere

LEXO EDHE:

Filmi “LOVE” fiton çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar

Produksioni kinematografik shqiptar, “LOVE”, me  regji të Dionis Papadhimitrit, i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, ka fituar çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Bayou, të zhvilluar në Luiziana SHBA.

Gjithashtu ky film u nominua edhe në kategorinë e filmit më të mirë të festivalit.

Ngjashmëria e këtij produksioni me ato amerikane

Filmi artistik është vlerësuar për një sërë komponentësh. Sikurse janë subjekti, loja e shkëlqyer e aktorëve. Look-u i përdorur në film, mënyra e servirjes së fotografisë nga kamera.
Ndërtimi dhe puna e bërë nga regjisori në lidhje me karakteret dhe ndërlidhja e tyre me njëri tjetrin në bashkëveprim me ngjarjet dhe faktet dhe mbi të gjitha nga kritika është thënë se ngjashmëria e këtij produksioni me ato amerikane është jashtëzakonisht e madhe për nga mënyra si janë konceptuar dhe servirur.
Juria dhe kritika e këtij festivali prestigjioz ka dal me një përkufizim për filmin duke thënë që “We are in love with LOVE”, “Jemi dashuruar me filmin LOVE”…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU: Filmi “LOVE” fiton çmimin special