Shkencë: Elon Musk zbulon robotin për punë të shtëpisë

Elon Musk ka zbuluar në ditën e Inteligjencës Artificiale në kompaninë e tij, shpikjen e fundit i cili është roboti “Tesla”.

Teknologjia e re është rreth 1.52 m e gjatë, ka një ekran për fytyrë dhe peshon rreth 56 kilogramë.
Musk tregoi se roboti mund të lëvizë me rreth 8 km/orë dhe mund të mbajë pesha të konsiderueshme.

Këta robotë mund të përdorën për punët e shtëpisë. Roboti është jobinar,  pa gjini, megjithatë, statistikat e Big Tech tregojnë se ka një prirje që robotë të tillë të krijohen më shumë në formën e një gruaje.