Vdiq aktori i njohur në moshën 87-vjeçare

Vdiq aktori, George Segal, ylli i Hollwood-it në moshën 87-vjeçare.

Aktori i njohur më së miri për rolet në projekte të tilla si “Who’s Afraid of Virginia Woolf?”, “Look Who’s Talking” dhe “The Goldbergs”, vdiq si pasojë e komplikimeve pas operacionit në zemër. Kështu ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sonia Segal.

“Familja është e pikëlluar të njoftojë se këtë mëngjes, George Segal për shkak të ndërlikimeve nga operacioni bypass”, thuhej në komunikatën për media.

Episodi i fundit të cilin e ka xhiruar transmetohet më 7 prill

Tetë vjetët e fundit, Segal i ka kaluar në ekran duke e portretizuar Albert “Pops” Solomonin në komedinë e kanalit ABC, “The Goldbergs”. Dhe episodi i fundit të cilin e ka xhiruar pak para vdekjes, do të transmetohet më 7 prill. Në këtë ditë pritet që pjesëtarët e tjerë të serialit ta nderojnë kontributin e aktorit të njohur, George Segal.

George Segal po ashtu shquhet për rolin e redaktorit Jack Gallo në serialin e kanalit NBC, “Just Shoot Me!”. Për të cilin rol i fitoi dy nominimne për shpërblimin “Globi i Artë” Si dhe portretizimin e Daedalus Patrick Murphy në dramën me detektivë, “Murphy’s Law”./zeri

LEXO EDHE: Aktori që vdiq në mes të skenës… të gjithë menduan që ishte pjesë e rolit

2 maji që mori Aleko Prodanin, ishte disi i shkëputur. Por ka qenë fort i trishtuar fillimi i vitit 2006 për botën e artit. Ata që e mbajnë mend, mund të kujtojnë fare mirë se u deshën vetëm 45 ditë për të pasur 7 vdekje të njëpasnjëshme.

Të gjithë njerëz të një race tjetër, asaj të forcës së krijimit, të ndjenjës së saj. Janar dhe shkurt, asgjë nuk mund të thoshte më shumë se kaq, dhe pastaj homazhe e kortezhe të përmortshme. Ishte një ndjesi e errët, e mbushur me një emocion të dhimbshëm, pastaj krejt i zbrazët.

Ndërsa “lajmëtarja e vdekjeve” nxitonte nëpër rrugët e akullta për të sjellë të vetmin lajm të zi. Kështu u ndanë nga jeta korifenjtë e artit dhe të letrave shqipe Niko Nikolla, Ibrahim Rugova, Vath Koreshi, Ibrahim Kodra, Dionis Bubani, Frederik Rreshpja dhe Kel Kodeli. Ajo që ndodhi me artistët shqiptarë ishte gati-gati… e kobshme.

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU