Viti 2021, vit i Fishtës- Agollit e Migjenit

Akademiku Pëllumb Xhufi, kryetar i Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike (SSHSHA) dhe Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL) nënshkruan në Akademinë e Shkencave në Tiranë, një protokoll bashkëpunimi për veprimtaritë e përbashkëta që do të kryejnë gjatë vitit 2021.

Ky bashkëpunim ka në themel tre veprimtari të rëndësishme që lidhen me datëlindjet jubilare të tre shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë shqipe. 150-vjetori i lindjes së Gjergj Fishtës, 90-vjetori i lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli dhe 110-vjetori i lindjes së Migjenit.

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit të Ministrisë së Kulturës, u shpreh se bashkëpunimi me Seksionin e Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka lindur si nevojë e mbështetjes shkencore dhe eventeve me rëndësi kombëtare.

Ndërkohë, akademiku Pëllumb Xhufi, kryetar i SSHSHA i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, tha se ky bashkëpunim që nis duke kujtuar tre të mëdhenjtë e letërsisë shqipe: Frishta, Dritëro Agolli e Migjeni, do të shtrihet në një bashkëpunim të mëtejshëm me të tjera veprimtari.

LEXO EDHE: Gjergj Fishta: Himni i Flamurit Kombtár