Biblioteka At Gjergj Fishta pranë Kuvendit Françeskan, ka qenë ndër më të pasurat në Shqipëri.
Përgjatë periudhës së komunizmit ndodhi shkatërrimi i bibliotekës dhe asgjësimi i shumë librave. Sipas dëshmive të At Zef Pllumit, një pjesë të librave i kanë marrë për t’i bërë letër në Jugosllavi, disa i kanë plaçkitur apo keqpërdorur.
Përgjegjësi i Bibliotekës Françeskane në Shkodër, At’ Vitor Demaj, rrëfen kalvarin e vuajtjes së françeskanëve, rikthimin e dhomave të kuvendit në qeli burgu, si dhe ringjalljen e bibliotekës, falë riatdhesimit të librave e dorëshkrimeve të tre fretërve, Pater Jak Marlekaj, Paulin Margjokaj dhe Pater Daniel Gjeçaj. /abc