Donart Rexhbogaj: T’kam thirrë me t’harru

Sonte
je mbramje e fundit
që terri i buzëve
t’fluskohet
vjedhshëm,
e duert pambrojtuna
s’kanë guxim me i prekë…

Sonte
gotën e kthej përmbys,
pak pikla dashnijet
përhumben n’ajri…

Sonte
t’kam thirr’ me t’harru
me t’zhba fillin e gjetjes
e fundin
me trullos rrethit gotës…

Sonte
je gotë e mbrame
që e cakrroj me ikjen tande…