Historia e shqiptarëve do të vijë e rishikuar në dy vëllime të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Historiani Pëllumb Xhufi thotë për MCN Tv se janë gjetur dokumente autentike. Dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve.
Lidhur me periudhat ku ka patur kritika apo pikëpamje alternative. Xhufi thotë se do të sillet e vërteta përmes fakteve, dokumenteve dhe bibliografisë.
Xhufi shton se megjithëkëtë, teksti është afermativ, pra ai pohon tezat e deritanishme, duke i vështruar alternativat si pasurim.
I pajisur me aparat kritik, me fusnota dhe me përmbajtje që tejkalon përshkrimin e ngjarjeve politike. Teksti në fjalë vjen si një produkt i përgjithësuar për shqiptarët, një profil historik i një kombi në rrugën e tij gjatë historisë.
Ky tekst që pritet të përfundojë në dy vite, do të vijë në dy gjuhë të huaja, anglisht dhe frëngjisht. Që të shërbejë jo vetëm për nxënësit dhe studentët, por edhe të huajt apo studiuesit e interesuar për historinë e popullit tonë.