Një tjetër gazetare e humbi betejën me Covid-19. Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi nuk arriti ta fitojë këtë luftë me virusin.
Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare, raporton TCh.
Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: Covidi na mori një nga gazetaret që përveç një kolege e mike e mirë u kthye në një “nënë” të dytë me këshillat që i jepte çdo kolegu gazetarë. Pothuajse i gjithë brezi i ri gazetarëve në Shkodër u rrit në kompjuterin Tënd. Në atë kompjuter gjenden fotot e gazetarëve që kur ishin “fëmijë” e derisa u bënë me fëmijë. E vështirë për këdo ti thotë lamtumirë Anila Dushit”.